×
Secondary Adv

Ju nevojitet ndihme ne kuzhine? Ky robot mund te pergatise 100 lloje te ndryshme recetash per ju

Share on Google+

Kompania “Moley Robotics” ka dizenjuar një kuzhiner robot ‘inteligjent’ plotësisht autonom, i cili mund të gatuajë mbi 100 lloje recetash pa ndërhyrjen e njeriut. 

 

Mark Oleynik, CEO dhe themelues i Moley Robotics tha se në fillim përdoruesit zgjedhin një numër të caktuar racionesh, llojin e kuzhinës, kufizimet dietetike, numërimin e kalorive, përbërësit, metodën e gatimit, kuzhinierin etj, nga biblioteka e recetave.

Përdoruesit mund të zgjedhin një recetë që dëshirojnë, të përcaktojnë përbërësit e nevojshëm dhe shtypin ‘start’ për të aktivizuar robotin. Pasi ka mbaruar gatimin ai do të pastrojë edhe kuzhinën. Sipas kompanisë ai mëson receta dhe i gatuan ato. Roboti mund të imitojë veprimet e një mjeshtri kuzhine, duke sjellë një shumëllojshmëri pjatash të shijshme, të gatuara sipas standarteve të klasit botëror.

Kuzhina funksionon me anë të një ekrani me prekje ose në distanë përmes një smartfoni ose tableti. Roboti i Moley është projektuar me duar si të një njeriu, gishta që lëvizin dhe dy krahë të bashkangjitur në mur. Kompania shpreson të realizojë prototipin e parë për konsumatorët në 2018.


Më të lexuarat