Secondary Adv

SonicPower: Karikuesi wireless me i shpejte ne bote

Share on Google+

SonicPower është një nga karikuesat wireless më të shpejtë në botë, i cili do të vijë në treg së shpejti.

 

Nuk ka asgjë më shumë frustruese për përdoruesit e smartfonëve se sa një bateri që mbaron gjatë një bisede të rëndësishme. E vetmja alternativë është të mbani me vete kabllot e karikimit ose bateri të vogla rimbushëse.

SonicPower e karikon telefonin tuaj 50% më shpejt se sa konkurrentët e tjerë duke përdorur një ‘teknikë kontakti me kunjë.’ Ky çip ‘inteligjent’ lexon saktësisht se për sa energji ka nevojë smartfoni tuaj.

Ndërkohë që ai karikohet ju mund të  kontrolloni Instagramin, të dëgjoni muzikë dhe të bëni telefonata pa u shqetësuar se aksidentalisht mund të shkëputni kabllon tuaj të karikimit. Lidhja magnetike mund te rrotullohet 360 gradë dhe të rregullohet në çdo kënd. Sipas kompanisë ky produkt do të dalë në Kickstarter së shpejti.


Më të lexuarat