×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne magnetin e printuar ne 3D

Share on Google+

Në ditët e sotme nuk ka asnjë kufizim për produktet që mund të prodhohen me teknologjinë e printimit 3D. Hulumtuesit e Laboratorit kombëtar “Oak Ridge”, në SHBA e kanë përdorur atë për të krijuar një magnet më të mirë se ai tradicional.

Hulumtuesit që punojnë në projekt thonë se magneti i printuar 3D ka veti të krahasueshme ose më të mira magnetike, mekanike dhe mikrostrukturale kundrejt magneteve me një përbërje të ngjashme, të cilët janë krijuar me anë të metodave tradicionale.

Një tjetër përfitim është ruajtja e mineraleve të rralla, të cilat janë nxjerrë nga toka vetëm vetëm për tu tretur në proceset tradicionale të prodhimit. Për të prodhuar magnetët, plumbi është shkrirë, përzierë dhe stampuar në format e dëshiruara duke përdorur makinerinë Big Area Additive Manufacturing (BAAM), një printer 3D special.


Më të lexuarat