Diamanti nuk eshte me materiali me i forte ne planet. Njihuni me Q-Karbon!
Është fakt i njohur se diamanti është materiali më i fortë në planet. Megjithatë, ai e humbi këtë status kur shkencëtarët në Universitetin e Karolinës së Veriut zbuluan një substancë të re edhe më të fortë.
E quajtur Q- Karbon, ajo është një faze e re e karbonit, mjaft e ndryshme nga grafiti dhe diamanti. Q-Karbon tregon disa veti të veçanta dhe mjaft të papritura si natyra feromagnetike (sensibilitet të lartë në magnetizim). Tjetër tipar i pazakontë i kësaj faze të karbonit është se fillon të shkëlqejë në praninë e energjisë.
Kjo fazë e re e tij u krijua nga përqëndrimi i një rreze lazeri në karbon amorf për 200 nanosekonda. Jay Narayan, shkencëtari kryesor në studim, tha: “Në 15 minuta, ne mund të bëjë një karat diamantesh. Një karat është 200 miligram.”
Materiali i ri më i fortë në planet mund të përdoret për fabrikimin e protezave, përmirësimin e paisjeve që përdoren për shpime të thella si edhe për zhvillimin e ekraneve më të ndritshme për smartfonë dhe televizorë.