Kompania zviceriane prezanton sistemin e ri per sigurine e shtepise tuaj
Një kompani zvicerane e quajtur Sunflower Labs ka zhvilluar një sistem të ri për sigurimin e shtëpisë tuaj.
Ky sistem përdor dronët për të analizuar rreziqet e mundshme përreth saj. I kombinuar me drita ‘inteligjente’ dhe sensorë, droni zbulon nëse ndonjë individ i paautorizuar ka hyrë në pronën tuaj si edhe u dërgon video ‘live’ në smartfon.
Ai gjithashtu përfshin një opsion për pronarët e shtëpive për të njoftuar policinë në lidhje me çdo aktivitet të dyshimtë. Dritat e vendosura rreth shtëpisë përdorin sensorë të fuqishëm për të identifikuar hapa, zhurma të forta, makina që vijnë dhe lëvizjet përmes pronës. Nëse dikush ecën në oborrin e shtëpisë tuaj, dritat dhe sensorët do të njoftojnë dronin, i cili me anë të dy kamerave të tij do të filmojë gjithçka dhe pamjet do i dërgojë në smartfonin tuaj.
Nëse ju mendoni se personi është i rrezikshëm, droni rri pezull 9 metër mbi të, derisa ju ti thoni të kthehet në vendin e vet. Çmimi për sistemin tani është ende i paqartë, por dritat pritet të kushtojnë 159 dollarë secila.