×
Secondary Adv

Kina nderton trenin me te shpejte ne bote, i cili udheton me 600 km/h

Share on Google+

Kompania më e madhe e prodhimit të trenave në botë, China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC), është duke zhvilluar një lloj të ri treni maglev, i cili do të udhëtojë me një shpejtësi maksimale 600 km/h.

 

Kompania tashmë ka filluar ndërtimin e tij, por do të duhet së paku një dekadë para se ky tren i shpejtëisë së lartë të bëhet funksional. Dhe kur kjo të ndodhë, ai do të jetë një nga trenat më të shpejtë në botë.

Ndërkohë, CRRC po mendon të ndërtojë dy trena të tjera maglev, të cilët udhëtojnë me shpejtësi 200 km/h dhe 400 km/h. Këta të fundit do të zëvendësojnë trenat tradicionalë në Kinë dhe do të përdorin 10% më pak energji. Për shkak të kostos tepër të lartë dhe kërkesave komplekse të infrastrukturës do të jetë gati për pubilun në 2027.


Më të lexuarat