×
Secondary Adv

Adoleshenti krijon aplikacionin qe do ju ndihmoje te zgjidhni detyrat ne matematike

Share on Google+

Amit Kalra, një adoleshent 16- vjeçar nga Kalifornia ka krijuar një aplikacion me anë të së cilit mund të zgjidhni të gjitha problemet matematikore.

 

Ai mësoi se si të kodojë dhe të ndërtojë një aplikacion për Android për të bërë detyrat e shtëpisë për të. Dhe vetëm pas 4 muajsh, në mes të 2015 ai ishte në gjendje të krijonte një aplikacionin, të cilin e quajti Calc 6284.

Ai ju lejon të zgjidhni një temë nga matematika përshembull: gjeometri, algjebër etj, të vendosni vlerat dhe më pas të merrni zgjidhjen brenda pak kohe. Pasi zgjidhi problemet e veta Kalra e ktheu Calc 6284 në një aplikacion komercial. Kështu që për ta përdorur atë ju duhet të paguani 1.99 dollarë.


Më të lexuarat