×
Secondary Adv

Metali me i lehte ne bote

Share on Google+

Në vitin 2011 shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë krijuar materialin më të lehtë në botë. 

 

Ai është 100 herë më i lehtë se stiropori (polistirol poroz) dhe i ngurtë si një metal. Ky material u krijua për Boeing, me qëllim për të minimizuar peshën e avionit dhe përmirësimin e efikasitetit karburantit.

Materiali është ndërtuar nga një mikro rrjetë (microlattice)e tubave të fosfor nikelit që është 99,9% ajër. Secili prej këtyre tubave ka një trashësi muri vetëm 100 nanometra, e cila është 1,000 herë më e hollë se flokët e njeriut.

Microlattice u frymëzua nga struktura e kockave tona, të cilat janë shumë të ngurta në pjesën e jashtme, por kryesisht bosh nga brenda, që do të thotë se ato nuk mund të dërmohen lehtë,  por janë mjaftueshëm të lehta për në për të kryer detyrat tona gjithë ditës.


Më të lexuarat