×
Secondary Adv

Qendra tregetare me e madhe ne bote e ndertuar nga konteniere anijesh

Share on Google+

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, kohët e fundit përfundoi ndërtimin e qendrës tregëtare më të madhe në botë të bërë nga kontenierë anijesh.

 

E quajtur Common Ground, ajo u projektua nga firma vendase Urbantainer.  Qendra është 5,300 metër katror, përbëhet nga 200 kontenierë të mëdhenj modularë dhe mund të ndryshohet lehtë, të lëvizet apo të shpërbëhet sipas nevojës.

 

E vendosur në qarkun Gwangjin, Seul, Common Ground ishte një projekt eksperimental, i cili u ndërtua me qëllim për të rigjallëruar një pjesë të papërdorur në mes të kryeqytetit. Përdorimi i kontenierëve të parafabrikuar të anijeve kaulur koston e ndërtimit dhe reduktuar kohën e ndërtimit në vetëm pesë muaj. 200 kontenierët përmbajnë: 70 dyqane, 20 restorante dhe në kat të 3 një tarracë. 


Më të lexuarat