Skuteri plotësisht elektrik do të dalë në shitje në fund të vitit 2017.
Lajmi u bë i ditur nga kompania mëmë e Vespas ‘Piaggio’, vetëm dy ditë para Panairit Botëror të Motoçiklizmit në Milano. Megjithatë, kompania nuk ka dhënë më shëmë detaje të tjera se sa foto dhe disa deklarata gjithëpërfshirëse.
Ajo quhet ‘Vespa Elettrica’ , është me dy rrota, ka një trup metalik me shkëlqim dhe elementë ngjyrë blu. Në një deklaratë grupi Piaggio tha: “Vespa elektrike do të jetë para së gjithash një Vespa e vërtetë, por duke sjellë teknologjinë më të fundit në një automjet, i cili do të mbajë të gjitha veçoritë që kanë qenë jetike për suksesin e saj. Stili, shkathtësia, lehtësia e përdorimit dhe kënaqësia për të hipur në të do të jetë e njëjta me Vespa-n që njohur gjithmonë, por duke shtuar zgjidhjet teknologjike dhe inovative të lidhjes.”
Aktualisht Vespa LX 50 kushton 3,299 dollarë Vespa GTV 300 kushton afërsisht 7,400 dollarë, por sesa do të kushtojë Vespa Elettrica ende nuk është bërë e ditur nga kompania.