×
Secondary Adv

Inagurohet kanali artificial ne Dubai

Share on Google+

‘Dubai Water Canal’ është një kanal artificial i prezantuar më 2 tetor 2013 dhe inauguruar më 9 nëntor 2016. Ai përbëhet nga një qendër, katër hotele, 450 restorante, shtëpi luksoze, vendkalim për këmbësorët dhe korsi për biçikleta.

 

Ceremonia e inagurimit të tij ishte spektakolare, plot fishekzjarre dhe shfaqje me lazer. Sheiku Mohammed bin Rashid gjatë eventit tha: “Çdo arritje dhe sukses që ne festojmë na motivon për të ecur përpara me besim, vendosmëri dhe optimizëm. Ne jemi duke sfiduar veten për të gjeneruar ide më të mira dhe iniciativa.” Ai vlerësoi zbatimin e projektit duke thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe aspiron të renditet në mesin e kombeve udhëheqëse të botës.

Të dhëna: 

Kosto: 2.7 miliard Dirham (valuta arabe) 

Gjatësia: 3.2 km, nga JW Marriott Marquis në Gjirin Arabik

Gjerësia: Nga 80 metra në 120m

Thellësia: Deri në 6 m

Vëllimi: 3 milion metra kub rërë, 1.8 milion metra kub ujë


Më të lexuarat