×
Secondary Adv

Projekti 4 milion dollare per krijimin e robotit qe meson si femije dhe vendos vete qellime

Share on Google+

Studiuesit europianë po përpiqen të krijojnë robotët e pavarur, të cilët mësojnë si fëmijët, vendosin qëllimet e tyre dhe janë kuriozë për botën rreth tyre.

 

Për testimin e IA (inteligjenca artificiale) dhe aftësive njohëse do të përdoret roboti iCub, një platformë me kod të hapur.  Makineritë, të cilat mësojnë kanë bërë përparime të mëdha vitet e fundit, por pavarësisht kësaj detyra të tilla të thjeshta si: rregullimi i një dhome të çrregullt, duket ende abstrakte për to për shkak se përfshijnë vetëm njohuri bazë.

Si pjesë e një projekti rreth 4 milion dollarë, një skuadër nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë të Këshillit italian Kombëtar të Kërkimit (ISTC-CNR) në Romë, shpresojnë ta kapërcejnë këtë duke zhvilluar robotë, të cilët und të mësojë si një fëmijë.

Specialisti kryesor, Gianluca Baldassarre tha për Express: “Qëllimi është të bëjmë robotë që janë në gjendje të mësojnë në mënyrë të pavarur, të eksperimentojnë dhe të bëjnë eksperienca njësoj si fëmijët e vegjël, midis një dhe dy vjeç,dhe më pas të aplikojnë aftësitë e tyre të fituara.” Pritet që një prototip të jetë në veprim në vitin 2020.


Më të lexuarat