Elon Musk njofton se Tesla do te ndertoje nje Gigafactory te dyte ne Evrope
CEO i Tesla-s, Elon Musk njoftoi se ka në plan të ndërtojë një Gigafactory të dytë në Evropë. Edhe Gigafactory 2 do të prodhojë bateri litiumi dhe makina elektrike.
Tesla gjithashtu njoftoi blerjen e një grupi inxhinierik gjerman, Grohmann Engineering, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të automjeteve të saj. Vendndodhja e saktë në Evropë do të përcaktohet në vitin e ardhshëm.
Musk tha: “Kjo është diçka që ne jemi duke planifikuar për eksplorimin e vendeve të ndryshme për prodhimin e automjeteve dhe baterive të Teslas në shkallë të madhe, në thelb një Gigafactory 2.” Ai shtoi se Tesla është duke planifikuar të përshkallëzojë shkallën e prodhimit të automjeteve elektrike nga 100,000 makina në vit në 600,000 kur Model 3 është ende në prodhim.
Pritet që Model 3 të dalë në treg në mes të vitit 2017. Gigafactory 1, aktualisht është në ndërtim afër Sparks, Nevada dhe do të prodhojë bateri për makinat e bëra në fabrikën eTeslas në Fremont. Kur të përfundojë, Gigafactory 1 do të jetë ndërtesa më e madhe në botë për nga sipërfaqja fizike.
Fabrika do të funksionojë me anë të energjisë së rinovueshme dhe nuk do të çlirojë dioksid karboni në atmosferë. ‘Grohmann Engineering’ do të bëhet ‘Tesla Grohmann Automation.’ Ndarja e re do të quhet ‘Tesla Advanced Automation Germany’, me zyra qëndrore në Grohmann’s Prüm.