×
Secondary Adv

National Geographic, tregon per here te pare se si do te jete jeta dhe shtepite ne Mars

Share on Google+

Misioni i fundit për njerëzit: fillimi i një qytetërimi të ri në Mars. Kjo është premisa e një shfaqjeje të re televizive të bërë nga National Geographic, e quajtur ‘Mars’, i cili synon të tregojë se si mund të jetë jeta në planetin e kuq.

 

Shtëpia është ndërtuar  duke përdorur materiale sa më afër të jetë e mundur, si ato që gjenden në planetin e kuq. Ajo do të qëndrojë e ekspozuar te Observatori Mbretëror (Royal Observatory) në Greenëich deri të mërkurën e ardhshme.

“Kjo është ajo që ne imagjinojmë se si do të jetë një shtëpi tipike në Mars rreth vitit 2037”: tha për MailOnline, Stephen Petranek autor i një libri me titull “Si do të jetojmë ne në Mars?”

E ndërtuar gjatë disa muajve nga kompania ‘Wild Creations’, shtëpia është një strukturë në formë kupole, e ndërtuar nga dhe (tokë) marsian, e kombinuar me pjesë anijesh të riciklueshme. Karakteristika të tjera, të tilla si pajisje për stërvitje, pllaka dhe enë për të ngrënë dhe kufje të realitetit virtual do të jenë të printuara 3D.

 


Më të lexuarat