Secondary Adv

Njihuni me metrone 100 meter nentoke te Korese se Veriut

Share on Google+

Metroja e Penianit, në Korenë e Veriut është një nga sistemet më të thella udhëtarëve në botë, pasi ajo është 100 metra nëntokë.

 

Kjo metro gjithashtu është edhe një nga misteriozet në botë. Në Republikën Popullore Demokratike të Koresë çdo vit hyjnë vetëm disa mijëra turistë. Vizitat jepen vetëm përmes grupeve të caktuara turistike, itineraret janë planifikohen kryesisht nga udhërrëfyesit e guidës dhe zona të caktuara janë rreptësisht të ndaluara, kështu që jeta e përditshme në Korenë e Veriut shpesh është e fshehur për të huajt.

Gjëja e parë që të bie në sy në këtë metro është  ndricimi i zbehtë, edhe pse brenda ajo është e zbukuruar. Aty ju mund të shikoni në tavane llambadarë, shtylla prej mermeri dhe piktura të Kim Jong Il. Interesante gjithashtu është se në qytetet kozmopolitane si Hong Kongu, ju shikoni shumë reklama në një stacion metroje, kurse në Peniani, ka shumë propagandë.


Më të lexuarat