×
Secondary Adv

Instalohet ne Las Vegas sistemi i ri i ndricimit qe e merr energjine nga hapat e kalimtareve

Share on Google+

Kur të shkoni me pushime në Las Vegas dhe të shëtisni në rrugët e qytetit do të vini re se keni këmbë ‘të fuqishme.’ E gjitha kjo në sajë të instalimit të një sistemi të ri, i cili shfrytëzon energjinë e hapave të këmbësorëve për të ndriçuar llambat në rrugë.

 

Energjia kinetike thithet nga pad-et (material i butë) në trotuar dhe pastaj ruhet deri mbrëmje, kur llambat ndizen automatikisht. Të dizenjuara nga kompania me bazë në Nju Jork, EngoPlanet  këto llamba inovative janë të pajisura edhe me panele diellore.

Sipas kompanisë, ka më shumë se 300 milion drita rruge në të gjithë botën, të cilat i kushtojnë më shumë se 40 miliard dollarë për të ndriçuar. Këto drita emetojnë më shumë se 100 milion ton dioksid karboni çdo vit.

CEO i EngoPlanet, Petar Mirovic tha: “CEO EngoPlanet e Petar Mirovic thotë: "Nëse ju shikoni polet e dritave tradicionale të rrugës, do të shihni se ata janë të padobishëm.  Ata thjesht mbajnë ndriçimin.” Dritat do të instalohen në Filadelfia, Saint Louis dhe në qytete të tjera.


Më të lexuarat