Aplikacioni Food for All ju lejon te hani shendetshem dhe te paguani 80 per qind me pak
Dëshironi të hani ushqim të shëndetshëm dhe me çmim të arsyeshëm? Ose të keni mundësinë të porositni në një restorant edhe natën vonë?
Aplikacioni “Food for All” ju lejon të blini ushqime që nuk janë shitur në restorant deri në momëntin e mbylljes së tij, 80 për qind më lirë. Ai u krijua me qëllim për të reduktuar shpërdorimin e ushqimit.
Në Shtetet e Bashkuara, deri në 40 për qind e të gjithë ushqimit të prodhuar shkon dëm. Ata hedhin më shumë se 19 miliard kg ushqim në vit. “Food for All” është një kompani e fokusuar në të mirat e kursimit të ushqimit të pashitur, i cili në fund të ditës do të hidhet në mbeturina.
Të mirat që vijnë nga “Food for All”:
1. Ndihmon për të ulur përqindjen e ushqimit që hidhet në mbetura e më pas përfundon në lanfill.
2. Kursyer të holla duke blerë ushqim deri në 80 për qind më lirë se çmimi i tyre fillestar.
3. Hani ushqim të shëndetshëm dhe të bëni një impakt të madh në mjedis.