×
Secondary Adv

Droni i pare ne bote qe mund te zbuloje bombat dhe lendet e demshme

Share on Google+

Së fundmi është prezantuar droni i parë në botë i aftë për zbulimin e eksplozivëve, lëndëve narkotike dhe elementëve të tjerë kimikë nga një distancë rreth 3 km.

 

I quajtur sistemi ‘SpectroDrone’, kjo paisje është e pajisur me rreze lazer me gjatësi të ndryshme vale, një lazer për matjen e largësisë, kamera me rezolucion të lartë, spektrometër dhe algoritme pronësie.

‘SpectroDrone’ u krijua nga firma izraelite ‘Laser Detect System (LDS)’, e cila merret me krijimin e lazerave bazuar në teknika të avancuara, duke përfshirë Raman, ndriçimin fluoreshent dhe LIBS. E gjithë kjo teknologji është e integruar me spektrometra që veprojnë me paketën e softuerit LDS dhe algoritma pronësie.

Këta algoritma bëjnë të mundur që droni të arrijë ndjeshmërinë e nevojshme për veprime të largëta duke rritur probabilitetin për zbulime sa më të sakta. Me të gjithë këtë teknologji, SpectroDrone mund të zbulojë eksplozivë, materiale të rrezikshme në formë gazi, lëngu apo pluhuri dhe mund të anlizojë materiale të caktuara në kohë reale. Dhe kur ai zbulon një kërcënim, droni lajmëron kontrollorët e saj dhe dërgon një imazh të zonës.


Më të lexuarat