×
Secondary Adv

Njihuni me smartwatch-in qe perdor nxehtesine e trupit per tu karikuar

Share on Google+

Një kompani ka prodhuar një orë ‘inteligjente’, e cila nuk ka nevojë për tu karikuar asnjëherë. E qujatur ‘Matrix PowerWatch’, ajo është dizenjuar për tu karikuar vetëm nga nxehtësia e trupit.

 

Mekanizmi i sehatit përdor diçka të njohur si ‘teknologjia termoelektrike’ për të kthyer nxehtësinë e trupit në energji elektrike. Sipas Matrix Industries, kjo është e vetmja orë që ka një njehsor të energjisë, i cili tregon se sa energji elektrike po gjeneroni ju.

Ora mund të lidhet me smartfonin tuaj me anë të ëireless-it, mund të matë sa kalori keni djegur duke përdorur teknologjinë termoelektrike, të gjurmojë aktivitetin taj gjatë ditës dhe gjumin. Ajo është rezistente ndaj ujit deri në 50 metër.

PowerWatch mund të suportojë edhe software-t e shëndetit Apple HealthKit dhe Google Fit. Prodhuesit e saj kanë punuar 5 vjet për të përmirësuar dizjnin dhe ata besojnë se në 2017 do dalë në treg me një çmim rreth 169 dollarë.


Më të lexuarat