×
Secondary Adv

Paisja qe ju siguron Wi-Fi kudo qe te jeni

Share on Google+

Biznesmenët dhe udhëtarët nga e gjithë bota mund ta kenë të vështirë të gjejnë internet të shpejtë dhe me çmim të arsyeshëm. GlocalMe U2 është një paisje me përmasat e një telefoni celuar që ju mundëson të keni Wi-Fi kudo që ju të jeni.

 

Ajo mund të lidhet me 5 paisje pa përdorur një SIM dhe punon në mënyrë të përkryer me shpejtësi 4G. uCloudlink, kompania pas GlocalMe U2, e zhvilloi këtë produkt për të ndihmuar në eliminimin e kostove të ‘roaming’ gjatë udhëtimeve.

 

Teknologjia Cloud SIM i lejon njerëzit të shkojnë kudo që ata dëshirojnë pa pasur nevojën e një karte SIM. Kur sinjali 4G nuk është i disponueshëm, paisja automatikisht ju lidh me rrjetin më të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

GlocalMe U2 nuk ka nevojë për një kartë SIM. Megjithatë ajo ka dy vende të caktuara, ku ju mund të vendosni një kartë SIM të rregullt dhe një mikro për të dhënat lokale.  Ajo është e disponueshme në 106 vende të botës.


Më të lexuarat