×
Secondary Adv

Kjo turbine inteligjente mund te prodhoje energji elektrike 24 ore

Share on Google+

Një kompani kanadeze, e quajtur Idénergie ka krijuar një turbinë lumi, e cila ju siguron energji elektrike 24 orë, duke prodhuar 4-12 kWh në ditë në varësi të shpejtësisë së ujit.

 

Turbina duhet të instalohet në një lumë të cekët me një thellësi uji minimumi 60 cm dhe për rezultate më të mira shpejtësia e ujit duhet të shkojë nga 1-3 m/s.

Ndërsa lumi mundëson lëvizjen rrotulluese të turbinave, gjeneratori pa bosht dhe i papërshhkueshëm nga uji aktivizohet. Ky lloj i ri gjeneratori elektrik është shumë efikas në shpejtësitë e ulëta. Turbina konverton energjinë kinetike në energji elektrike nëpërmjet një konvertuesi ‘inteligjent’ dykahësh. Për ta instaluar ju keni nevojë për tre persona dhe manualin e instalimit. Përdoruesit nuk kanë nevojë për vinça, punime civile dhe kosto ekstra.

Për të minimizuar ndikimin e turbines te kafshët ujore dhe habitatit natyror, ajo është e ndërtuar nga metale si alumini dhe materialet e përdorura për ta bërë të papërshkueshme nga uji janë të riciklueshme. Me kapacitet maksimal, turbina e lumit gjeneron energji elektrike në mënyrë të barabartë me  12 panele diellorë, duke reduktuar kështu me 50 për qind kostot operative.


Më të lexuarat