Sistemi qe karikon telefonin tuaj per vetem 5 minuta
Kompania amerikane e pajisjeve të telekomunikacionit, Qualcomm ka prezantuar së fundmi teknologjinë ‘Qualcomm Quick Charge 4.0’, e cila mund të karikojë telefonin tuaj mjaftueshëm me bateri për vetëm 5 minuta.
Kjo teknolgji është projektuar të jetë më efikase duke humbur më pak energji se sa versionet e mëparshme, që do të thotë se telefoni nuk do të nxehet aq shumë nderkohë që karikohet. Krahasuar me Quick Charge 3.0, Quick Charge 4 është e shpejtë më shumë se 20 % ose 30% më efikase, duke karikuar deri në 5 gradë më freskët.
Kjo teknologji është projektuar edhe për të qënë e përgjegjshme për baterinë e telefonit, që do të thotë se do të punojë më shumë kur telefoni nuk ka bateri dhe do të ndalojë kur bateria është plot. Sekreti prapa kësaj është një algoritëm i quajtur ‘Negotiation for Optimum Voltage (INOV).’ Quick Charge 4 pritet të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit 2017.