×
Secondary Adv

Ja se si do te jene aeroportet ne vitin 2040

Share on Google+

Sipas disa studiuesve aeroportet në të ardhmen do të kenë bileta biometrike, asistentë virtualë dhe skanera molekulare të sigurisë.

 

Dizajnet për mënyrën se si aeroportet mund të duken pas 2040 janë zbuluar dhe nuk janë aspak të parealizueshme, pasi ata përfshijnë një teknologji që është testuar dhe po zhvillohet.

Duke qënë se kontrollet online janë bërë gjimonë e më të zakonshme, pasagjerëve do ju jepet një xhiton biometrik që do ju shërbejë si pashaportë, fletëhyrje dhe ID për udhëtimin e tyre. Për të marrë këtë xhiton çdo udhëtar do të skanohet për identifikues biometrikë unikë për ta siç është irisi i syrit.

 

Megjithatë, avancimet teknologjike do ta heqin nevojën për të hapur çdo qese dhe që pasagjerët të ecin nëpër detektorë metalesh. Në vend të kësaj, skanerat molekularë të trupit, të  projektuar fillimisht për përdorim mjekësor, do të përdoren për të kontrolluar për materiale të ndaluara ose lëngje të fshehura në veshje ose bagazhe. Efektivë edhe nga disa metra larg, ata do të lejojnë njerëzit që thjesht të ecin për të kaluar një skaner, në vend të presin në rradhë.

Me të mbërriturnë destinacion, pritja e pafund për të marrë bagazhet i përket së shkuarës, pasi çipi i vendosur në to jo vetëm do të gjejë destinacionin dhe vendin e çdo sendi, por do të dërgojë njoftim në smartfon kur ata të jenë gati për tu marrë. Kjo do të thotë se pasagjerët mund të kalojnë kohën e tyre duke pyetur për më shumë informacion rreth udhëtimit asistentët virtualë .


Më të lexuarat