×
Secondary Adv

Indi, ndertohet tempulli me i larte ne bote

Share on Google+

Në Indi ka filluar puna për ndërtimin e tempullit më të lartë në botë, 213 metër.‘Vrindavan Chandrodaya Mandir’ në Uttar Pradesh do të jetë më i madh se Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan dhe kur të përfundojë më i lartë se Ulm Minster (kishë në Gjermani).

 

Tempulli, i cili është projektuar nga studioja indiane InGenious dhe konsulenti strukturor Thornton Tomasetti, përfshin një qender kulturore dhe një park. Dedikuar Hyjnisë së besimit hindu Sri Krishna, e cila thuhet se është rritur në Vrindavan, tempulli do të rrethohet nga një sipërfaqe rreth 30 akra me pyje, të mbjella për të rikrijurar dymbëdhjetë pyejt e Braj.

Objektet sociale, apartamentet dhe vilat që ndodhen pranë tempullit do të shiten për të financuar projektin. Ai gjithashtu do të financohet edhe nga donacionet e besimtarëve. Tani për tani, puna është përqendruar në themelet e ndërtesës, të cilat do të jenë të thella  54 metër. Ato do të kenë 511 kolona, të cilat do të përfundojnë në mars të vitit të ardhshëm.


Më të lexuarat