Kjo paisje do te ndricoje shtepine tuaj pa perdorur energji elektrike
Ndonjëherë idetë e thjeshta janë ato më të mirat. Ky është rasti i Lucy, pajisja e parë robotike me energji diellore që mund të ndriçojë shtëpinë tuaj pa përdorur energjinë elektrike.
E zhvilluar nga Solenica, Lucy reflekton rrezet e diellit duke i drejtuar ato në hapësira të mbyllura dhe gjeneronpo aq energji elektrike sa pesë llamba 100 W.
“Unë e krijova Lucy-n gjatë PhD timë në Kembrixh”: tha Diva Tommei, bashkë themeluese e kompanisë Solenica. “Unë kisha nevojë për më shumë dritë dielli pranë tavolinës sime, sepse po punoja në një errësirë të vazhdueshme dhe gjithmonë më duhej të ndizja dritën artificiale. Në ditët e rralla me diell në Britani unë isha në zyrë, ndërkohë që të gjithë të tjerët ishin në rrugë për të shijuar diellin. Kështu më erdhi ideja të gjeja një teknologji, e cila mund të ridrejtonte brenda në dhomës time rrezet e dielit që shkëlqenin në prag të dritres.”
Kompania, Solenica pretendon se Lucy mund të ndriçojë një dhomë 23 metër katror duke përdorur 5000 lumen të saj. Një përdorim i vetëm i saj mund të zvogëlojë gjurmë e karbonit nga ana e përdoruesit deri në një ton (0.9 ton) / vit. Energjia e nevojshme për të drejtuar mekanizmin merret nga dielli dhe e gjithë kjo përmbahet brenda një sfere duke e bërë atë pjesë të rëndësishme të dizajnit.
Sigurisht ana negative e saj është se ju mund ta përdorni Lucy-n vetëm gjatë ditës dhe vetëm nëse keni qasje në një dritare me diell. Por, pavarësisht kësaj nëse ju arrini të merrni energji pa shpenzuar shumë, atëherë kjo paisje mbetet një opsion tërheqës. Çmimi i saj kur të dalë në treg llogaritet të jetë rreth 150-200 dollarë.