Maska qe ngroh ajrin e ftohte para se ai te kaloje ne rruget tuaja te frymemarrjes
Kjo maskë inteligjente ndoshta nuk është shumë moderne, por ajo do të ndihmojë përdoruesit e saj të shmangin infeksionet e kraharorit gjatë dimrit.
Me ngrohjen e ajrit të ftohtë para se të arrijë në gojë, maska redukton ndikimin e motit të ftohtë në mushkëri. Hulumtuesit thonë se ky dizajn mund të ndihmojë për të mbrojtur atletët gjatë trajnimit jashtë në muajt e dimrit. E prodhuar nga kompania gjermane Stoll, maska e merr energjinë nga një bateri e vogël e rikarikueshme, e cila ruhet në një qese në anën e pasme të kokës.
Pjesa rreth hundës dhe gojë, e thurrur me ngjyrë të gjelbër përfshin fije, të cilat përçojnë elektricitet dhe ngroh ajrin përreth. Krijuesit e saj pretendojnë se përdoruesit nuk mund ta ndjejnë energjinë elektrike që kalon në pëlhurë pasi ajo është shumë e ulët. Një prototip i saj është projektuar për vrapues dhe skiatorë, të cilët trajnohen në të ftohtë.
Profesor Tilak Dias, udhëheqës i projektit tha: “Kjo maskë është maja e ajsbergut e asaj që mund të arrihet përmes hulumtimeve bashkëpunuese për tëkstilet inteligjente.” Prototipi, i cili është bërë nga përzierje e leshit dhe stilastikës (një fije elastike poliuretani), në eventin “OutDoor Industry Aëards” fitoi çmimin “Gold Winner 2016.”