×
Secondary Adv

Ne Skandinavi ndertohet ferma me e lire e turbinave te eres

Share on Google+

Firma e suedeze e energjisë ‘Vattenfall’ së shpejti do të fillojë ndërtimin në det të hapur, të  fermës më të madhe të turbinave të erës.

 

Kur projekti të ketë përfunduar, kjo fermë do të prodhojë energjinë më të lirë në botë nga turbinat e erës, vetëm 49.9 euro për megavat ora (rreth 54 dollarë).

Të enjten Vattenfall se ka bërë ofertën fituese për ndërtimin e fermës të turbinave të erës “Kriegers Flak”, një nga tre fermat që Parlamenti Danez ka premtuar si pjesë e planit për të eleminuar lëndët djegëse deri në 2050.

Sipas ‘Bloomberg Neë Energy Finance’ sot mesatarisht energjia që prodhohet nga turbinat e erës kushton 126 dollarë për megavat ora. Ky projekt do të kushtojë 1.3 miliard euro dhe do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për 600,000 shtëpi në Danimarkë.


Më të lexuarat