×
Secondary Adv

Tesla do furnizoje 100 per qind me energji te rinovueshme nje ishull ne SHBA

Share on Google+

Së fundmi Tesla ka njoftuar se do të furnizojë me energji elektrike ishullin e vogël Ta'u në Samoa Amerikane, mundësuar 100% nga panelet e saj diellorë.

 

Ta'u është një nga pesë ishujt kryesorë në Paqësorin Jugor që përbëjnë Samoa-n Amerikane dhe ndodhet më shumë se 7,000 kilometra (4,350 milje) larg nga brigjet perëndimore të SHBA-ve.

Më parë ishulli varej tërësisht nga importi i naftës për të siguruar energji elektrike, por tani Solar City dhe Tesla kanë instaluar një mikrogridë (një sistem diskret i energjisë që përbëhet nga burime të shpërndara energjie) me panele diellorë dhe bateri diellore për të siguruar energji për 600 banorët e Ta'u-sit. Mikrogrida përmban 5,328 panele diellorë të Solar City dhe 60 bateri Tesla Poëerpack për të ruajtur energjinë.

Ky projekt do të tregojë se sa i fuqishëm do të jetë plani i Musk. Sipas kompanisë projekti eliminon përdorimin e gati 110,000 litra naftë çdo vit.  Ky sistem i ri mund ta furnizojë ishullin me energji për tre ditë edhe kur nuk ka diell. Bateria mund të karikohet plotësisht në vetëm 7 orë. Bizneset lokale, spitalet, stacionet e policisë dhe zjarrfikësit, të gjithë përdorin energjinë diellore.


Më të lexuarat