Aeroplani me i madh ne bote ben fluturimin e tij te pare
Aeroplani më i gjatë dhe më i madh në botë Airbus A350-1000 bëri fluturimin e tij të parë nga Aeroporti Toulouse-Blagnac, Francë. Ky fluturim i suksesshëm historik u bë për 4 orë e 18 minuta.
CEO i Airbus Fabrice Brégier e përshkruan A350-1000 si “avionin më modern dhe efikas në botë për pasagjerë.” Ai është afërsisht 74 metër nga hunda tek bishti, gjë që e lejon të akomodojë rreth 40 pasagjerëmë shumë sesa versioni i tij më i vogël A350-900, duke marrë deri në 440 pasagjerë.
Ky fluturim i parë u administrua nga një ekuipazh me 6 trajnues. Kompania shpreson që nga eksperienca dhe të dhënat e mbledhura të përmirësojnë shpejtësinë e avionit, sigurinë etj. A350-1000 ka një motor turbofan Rolls-Royce Trent XËB-97, i cili është një nga motorët më të fuqishëm që është përdorur ndonjëherë në ndonjë avion të Airbus.
Një tjetër version i A350 është A350 XËB (trup ekstra të gjerë), i cili do të sigurojë efikasitet dhe hapësirë shtesë për pasagjerët në udhëtimë të gjata ose të mesme. Ky avion do të fillojë të përdoret nga mesi i vitit të ardhshëm dhe do të përdoret për herë të parë nga Qatar Airways.