Hapet ne Brooklyn kulla me e larte modulare ne bote
Javën e kaluar në Brooklyn, Nju Jork është hapur kulla modulare më e lartë në botë.
Ajo është 109 metër e lartë, e ndërtuar në rrugën 461 Dean dhe përbëhet nga nga 930 module, të cilat u ndërtuan në zonën industriale “Brooklyn Navy Yard.” Themelet dhe nivelet më të ulëta të 461 Dean u ndërtuan në mënyrë tradicionale.
Megjithatë, çdo gjë mbi katin e dytë të saj është e përbërë nga modulet që janë dorëzuar në vend të plotë, me kuzhina dhe pajisje. Vetëm parketi prej druri është shtuar në vend. Kjo metodë e ndërtimit të rezidencave të banimit është më efikase, e qëndrueshme, redukton kostot, minimizon mbetjet dhe kohën e nevojshme që duhet për ndërtimine tyre. Gjithsesi forma, madhësia dhe karakteristikat e moduleve diktohen nga ajo që mund të fabrikohet dhe të transportohet në vend.
Ndërtesa është projektuar nga SHoP Architects, i cili ka projektuar edhe Barclays Center. Ajo përmban149 studio, 166 apartamente me një dhomë gjumi dhe 48 apartamente me dy dhoma gjumi. Ajo do të ketë një roje 24 orë,një palestër, studio për joga dhe kërcim, dhomë lojrash për fëmijë etj. Studiot në 461 Dean mudn të merren me qira duke filluar nga 2,450 dollarë për muaj, apartament me një dhomë për 3,125 dollarë dhe ata me dy dhoma gjumi për 4,750 dollarë.