×
Secondary Adv

Ne 2017 ne 4 kontinente do filloje ndertimi i rrugeve solare

Share on Google+

Së shpejti rruget e shtruara me panele diellorë do të bëhen realitet kudo. Një degë e kompanisë franceze  Bouygues SA ka prodhuar disa panele diellorë, të cilët janë mjaftueshëm të fortë për të përballuar edhe automjete të peshave të rënda.

 

Aktualisht ata janë vendosur në sipërfaqe të disa rrugëve në Francë, me qëllim që në 2017 kjo teknologji të testohet në 4 kontinente. Këto panele u janë nështruar për 5 vjet testeve kërkimore dhe laboratorike, por kompania ka në plan për t’i provuar ata edhe më tej duke ndërtuar 100 vende testimi në natyrë gjatë vitit të ardhshëm.

Për ti rezistruar peshës së trafikut, Wattway shtron disa lloje të plastikës për të krijuar një shtresë të jashtme të qartë dhe të qëndrueshme. Paneli diellor nën të është një model i zakonshëm, i ngjashëm me ata që vendosen mbi çati.

Wattaway filloi testimin e produktit të ri muajin e kaluar në një rruhë një kilometër në qytetin francez Tourouvre. Në një zonë 2,800 metër katror, paneli i vendosur aty pritet të prodhojë rreth 280 kilovat energji. Sipas kompanisë kjo është energji e mjaftueshme për të siguruar ndriçimin publik për një vit të tërë në një qytet me 5,000 banorë.

Ata gjithashtu thonë se kanë për qëllim ta promovojnë këtë teknologji edhe në: Calgary, Kanada, Gjeorgji, SHBA, në të gjithë Bashkimin Evropian, Afrikë dhe Azi, me plan për ta nxjerrë në treg në vitin 2018.


Më të lexuarat