Shkencetaret kthejne mbetjet nukleare ne bateri diamanti, te cilat zgjasin pergjithmone
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Bristolit, në Angli ka gjetur një mënyrë për të transformuar mbetjet e rrezikshme bërthamore në bateri diamanti artificial. Këta diamantë mund të gjenerojnë vetë rrymën e tyre elektrike.
Në thelb ato mund të zgjasin përgjithmonë dhe ti japin zgjidhje çështjes së energjisë dhe mbetjeve. “Nuka ka pjesë të lëvizëshme të perfshira, nuk gjeneron rrezatim, nuk ka nevojë për mirëmbajtje, vetëm prodhim të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike”: tha Tom Scott nga Universiteti i Bristol-it në Britani.
Ekipi demostroi një prototip të baterisë së diamantit, që përdor nikel-63 (një izotop i paqëndrueshëm) si burim rrezatimi. Gjysma e jetës së mikel-63 është rreth 100 vjet. Në këtë mënyrë prototipi mban 50 % të ngarkesës së tij elektrike 100 vjet më vonë. Tani që skuadra e di që nikel-63 mund të punojë, ata po kërkojnë të marrin përsipër grumbujt e mbetjeve bërthamore të Britanisë.
Midis viteve 1950 deri në 1970, reaktorët Magnox të Mbretërisë së Bashkuar përdorën grafit për të mbështetur reaksionet bërthamore. Edhe pse vendi e largoi Magnox në vitin 2015, mbetjet mbetën. Mbi 95,000 ton është ende e nevojshme të ruhen në mënyrë të sigurtë dhe të monitorohen. Hulumtimi formal nuk është publikuar ende nga ekipi. Ata dëshirojnë të gjenerojnë sa më shumë përdorime të mundshme për këto bateri.