×
Secondary Adv

Norvegjia nderton parkingun unik te bicikletave

Share on Google+

Norvegjia, qyteti më i mirë i çiklizmit, ka shtuar një element të ri për të bërë transportin me biçikletë më të lehtë për banorët dhe vizitorët.

 

Administrata Kombëtare e Transportit Hekurudhor së fundmi ka financuar ndërtimin e një projekti të quajtur “Bicycle Hotel” (në gjuhën vendase sykkel hotell) në stacionin Lillestrøm pranë Oslos.

 

Ai ka një sipërfaqe 460 metër katror dhe u dizenjua nga studio e arkitekturës “Various Architects AS” në bashkëpunim me “ROM Eiendom AS.” Dizajni i ndërtesës është i thjeshtë. “Bicycle Hotel” ishte parashikuar si një kuti xhami më një çati druri. 

Muret transparentë të qelqit lejojnë që drita natyrale të ndriçojë gjithë hapësirën e brendshme gjatë ditës dhe hapësirat e holla mes tyre bëjnë të mundur ventilimin natyror të ndërtesës pa pasur neojë për sisteme të nderlikuara ajrimi. Përveç një vendi të sigurt dhe nominalisht me çmim për ruajtjen e biçikletës, Bicycle Hotel ofron për publikun një çati të gjelbër me platformë të pjerrët, shkallë, stola si edhe një pamje të mrekullueshme të qytetit.


Më të lexuarat