×
Secondary Adv

Kina fillon ndertimin e anijes identike me Titanikun

Share on Google+

Dje në provincën jugperëndimore Sichuan, Kinë filloi ndërtimi i anijes, e cila do të ketë të njëjtën madhësi me Titatinikun.

 

Ajo ngjalli shumë polemika kur u njoftua se dizajni do të përfshijë një simulim të përplasjes me ajsbergun, që çoi edhe në mbytjen a anijes origjinale në Oqeanin Atlantik, në 15 prill 1912. Fatkeqësi ku humbën jetën 1,500 njerëz.

“Titanik 2” do të ankorohet përgjithmonë në lumin Daying në Sichuan. Për një kabinë në bordin e anijes, vetëm për një natë ju duhet të paguani të paktën 397 dollarë (3,000 Yuan ose £ 315). Dhomat më të shtrenjta do të kushtojnë rreth 100.000 Yuan ose 14,500 dollarë.

Ushqimi që do të ofro0het do të jetë i njëjtë me atë që është shërbyer në bordin e anijes Titanik më 1912. Çdo detaj nga dorezat e derës tek çelsi i dritave do të riprodhohen me kujdes. Mendohet që ndërtimi i saj të përfundojë në fund të vitit 2017.


Më të lexuarat