×
Secondary Adv

Perfundon ndertimi i kulles se famshme te porcelanit ne Kine

Share on Google+

Më shumë se 150 vjet pasi u shkatërrua nga rebelët, Kulla e famshme e Porcelanit në Kinë, e cilësuar edhe si një nga 7 mrekullitë e botës mesjetare, rindërtohet përsëri.

 

Rindërtimi modern prej çeliku i faltores, tani ndodhet pranë lumit Yangtze, në të njëjtën zonë si ajo origjinale, e cila u ndërtua në fillim të shekullit 15-të. Kulla e re, thuhet se është financuar nga njeriu më i pasur i Kinës, Wang Jianli. Ajo është e rrethuar nga një muzeum futuristik budist që u hap vitin e kaluar.

 

Në 1412, gjatë Dinastisë Ming, Perandori Yongle urdhëroi ndërtimin e kullës në kryeqytetin e lashtë të Nanjing. Për përfundimin e saj u deshën 17 vjet. Pjesë e kompleksit të madh të tempullit Bao'en, që do të thotë “Tempulli i Mirënjohjes” në gjuhën kineze, kulla ishte ndërtuar me xham dhe tulla të bardha porcelani. Ajo ishte e lartë 78 metër.

Kulla e re është ndërtuar nga çeliku dhe ofron pamje të mrekullueshme të qytetit. Ashtu si origjinali, faltorja ka nëntë kate, secila prej tyre shërben si një platformë shikimi e  aksesueshme nga një shkallë e brendshme apo një ashensor.

 


Më të lexuarat