Secondary Adv

Londer, miratohet projekti per ndertimin e hotelit nentokesor

Share on Google+

Së shpejti turistët në Londër do të kenë mundësinë të qëndrojnë në hotelin nëntokësor, i cili është i pari i këtij lloji në qytet.

 

I quajtur “LDN Hotel”, ai u projektua nga studio e arkitekturës “Ian Chalk Architects”. Hoteli do të ndërtohet në West End të Londrës nën Hotelin St Giles. Ai do të ketë dhoma pa dritare dhe asnjë burim natyror drite.

 

Dizajni i LDN Hotel do të jetë i ngjashëm me hotelet japoneze pod, sipas Design Curial, me përjashtim të një tualeti dhe dushi në dhomë. Ndërsa kritikët kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e ajrit në një hotel të nëndheshëm, dizajni i hotelit përmban një sistem mekanik të ventilimit për pastrimin e ajrit, që thuhet  se do të sigurojë ajër edhe më të pastër se jashtë. Hoteli nëntokësor do të mund të strehojë deri në 166 mysafirë dhe do të ketë çmime të përballueshme.


Më të lexuarat