×
Secondary Adv

Motocikleta me revolucionare e krijuar ndonjehere

Share on Google+

Një kompani austriake ka projektuar një motoçikletë elektrike, e cila mund të përshkojë më shumë se 300 kilometra (186 milje) me një karikim të vetëm.

 

Sipas burimeve, dizenjuesit do të bëjnë një rinovim radikal të saj, duke lejuar të përdoret edhe si akumulator (hapsësirë për ruajtjen e energjisë) për panelet diellorë të instaluar në një shtëpi. E quajtur Johammer J1, ajo ka një motor të integruar në rrotën e pasme, i cili ofron 14 kuaj-fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej 75m/h (120k/h). Aktualisht, motoçikleta vjen në 5 ngjyra: të bardhë, blu, të verdhë, të gjelbër dhe gri.

 

Të dhëna për Johammer J1: 150

Çmimi: 31.600 dollarë

Shpejtësia: 75m/h (120k/h)

Kapaciteti i baterisë: 8,3 kWh

Koha e karikimit: 80 për qind në 2.5 orë

Johammer J1: 200

Çmimi: 34,500 dollarë

Shpejtësia: 75m/h (120k/h)

Kapaciteti i baterisë: 12.7 kWh

Koha e karikimit: 80 për qind në 3.5 orë


Më të lexuarat