×
Secondary Adv

Kater metropolet qe do te ndalojne qarkullimin e makinave me nafte deri ne vitin 2025

Share on Google+

Deri në vitin 2025 makinat me naftë do të ndalohen në Paris, Madrid, Athinë dhe Mexico City si pjesë e një nisme novatore për të frenuar ndotjen.

 

Në samitin e klimës në Meksikë, liderat e këtyre metropoleve premtuan gjithashtu se do të nxisin përdorimin e automjeteve elektrike, hibride ose me hidrogjen si edhe çiklizmin. Ky vendim vjen si rezultat i rritjes së shqetësimeve në lidhje me ndikimin e motorëve me naftë në shëndetin e njerëzve që jetojnë në qytete. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndotja e ajrit çon në tre milionë vdekje çdo vit.

Përveç dioksidit të karbonit, makinat emetojnë dioksid azoti dhe grimca të vogla, të cilat përkeqësojnë cilësisë së ajrit, veçanërisht në zonat e mbipopulluara urbane. Një vendim i tillë mund të jetë veçanërisht i dobishme për Mexico City, i cili vetëm këtë vit ka ndaluar mbi një milion makina në një krizë të ndotjes së ajrit. 

Kryebashkiaku Mexico City, Miguel Ángel Mancera në një deklaratë  tha: “Nuk është sekret se këtu ne përballemi me problemet e ndotjes së ajrit dhe trafikut. Do të zgjerojmë sistemin e transportit publik, si autobus apo metro dhe infrastrukturën për përdorimin e biçikletave.” Kryebashkiaku i Athinës, Jorgos Kaminis ka treguar se ai dëshiron të çojë qytetin e tij edhe një hap më tej duke hequr çdo makinë nga qendra e Athinës.

Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo tha: “Ne sot ngrihemi për të thënë se nuk e tolerojmë ndotjen e ajërit, problemet shëndetësore dhe vdekjet që shkakton. Probleme të tilla të mëdha si ndotja e ajrit kërkojnë veprime të guximshmedhe ne u bëjmë thirrje prodhuesve të makinave dhe autobusëve të bashkohen me ne.”


Më të lexuarat