Volvo prezanton autobsin me te gjate te prodhuar ndonjehere
Shumica e njerëzve që jetojnë në një qytet të madh i njohin autobusat e segmentuar. Ata kanë një lidhje fizarmonikë në mes të dy pjesëve. Ky është zgjerim i një autobusi tradicional, i cili në vend të një seksioni pasagjerësh ka dy.
Kompania Volvo sapo ka prezantuar Gran Artic 300, i cili është autobusi më i gjatë i krijuar ndonjëherë. Ai është 29.8 metër dhe mban më shumë njerëz se çdo autobus tjetër në qytetet. Mesatarisht një autobus standart mund të mbajë 55-60 persona, kurse Gran Artic 300 mban 300 njerëz, nga 8 njerëz për metër katror.
Përveç dy nyjeve të tij të segmentuara, skeleti (trupi) i autobusit do të ketë 4 boshte she 5 dyer. Ai debutoi për herë të parë në Rio de Janeiro dhe Volvo shpreson që autobusët të bëhen pjesë e sistemit “Bus Rapid Transit” në Rio.
Rruga 22 km kalon përmes qendrës së Rio-s. Ai ka një shpejtësi 35 km/h dhe ndalon në 16 stacione. Sistemi mund të transportojë 55,000 pasagjerë në një orë, deri në 820.000 në ditë. Shumica e autobusave të segmentuar BRT kanë një gjatësi 24 metër.