Rrjeti inovativ nentokesor Cartube mund te zgjidhe problemin e trafikut ne qytete
Një kompani arkitekture me bazë në Londër ka gjetur një zgjidhje për ti dhënë fund problemit të trafikut në qytetet e mëdha.
PLP Architecture propozon ndërtimin e një rrjeti tubash nëntokësorë me rripa transportues masivë, të cilët lëvizin automjetet nga një vend në tjetrin. Sipas tyre në këtë mënyrë do të ketë më shumë hapësirë për parqe dhe vende çlodhëse.
PLP thotë një sistem i tillë do të dyfishojë kapacitetin e transportit të një qyteti me një investim pothuajse të njëjtë me atë të transportit publik, por ai gjithashtu do të shkurtojë kohën e udhëtimit deri në 75 për qind.
Në sistemin e quajtur CarTube makinat do të udhëtojnë në grupe, të cilat janë të kontrolluara duke përdorur inteligjencën artificiale. Drejtori i studimit në PLP Lars Hesselgren tha se ky koncept do të revolucionarizojnë qytetet ekzistuese dhe do të lëjojë zhvillimin e formave të papara urbane.