×
Secondary Adv

Hoteli i ri i akullit ne Suedi do te qendroje hapur 365 dite te vitit

Share on Google+

Hoteli i famshëm i Suedisë “ICEHOTEL, sapo ka ndërtuar një shtëpizë luksoze, të përhershme të bërë plotësisht prej akulli.

 

I quajtur  “ICEHOTEL 365” ai do të jetë i hapur 365 ditë në vit në sajë të një teknologjie ftohjeje me energji diellore, e cila do ta mbajë strukturën të ngrirë gjatë muajve të verës. Ai ndodhet  200 km në veri të Rrethit të Arktikut, në fshatin suedez Jukkasjarvi. 

ICEHOTEL  u bë i famshëm për shkak të strukturës së tij unike të bërë nga ‘snice’, një përzierje e dëborës dhe akullit të mbledhura nga lumi Torne. Struktura fantastike ka qenë e ndërtuar dhe rindërtuar çdo vit që nga 1989.

Tani falë teknologjisë së ftohjes me energji diellore, miqtë mund të përdorin dhoma të ngrohta ose të ftohta gjatë gjithë vitit, së bashku me një dhomë kokteili, sauna madje edhe një kishë akulli

Dhomat e ftohta mbahen midis -5 dhe -8 gradë Celsius. Shtretërit edhe pse janë bërë nga blloqe akulli, ata sipër kanë dyshekë të trashë për tu ndjerë sa më rehat. Gjithashtu dhomat janë të pajisura edhe me çanta gjumi termike për të mbajtur mysafirët të ngrohtë dhe rehat gjatë natës.

 


Më të lexuarat