“Universidad de Ingeniería y Tecnología (UTEC)” në Peru, i projektuar nga firma irlandeze “Grafton Architects” është shpallur si ndërtesa më e mirë në botë.
Duke vendosur një standart të ri global për arritjet arkitektonike, çmimi ndërkombëtar “Royal Institute of British Architects” u gjykua nga një juri e madhe e kryesuar nga arkitekti me famë botërore, Richard Rogers.
Në fakt kjo ndërtesë e re është një kampus për universitetin e inxhinierisë së Perusë dhe simbolizon lëvizshmërinë sociale për të rinjtë e këtij vendi. UTEC ndodhet në buzë të një mali në Lima.
Grafton Architects e projektoi ndërtesën në bashkëpunim me Shell Arquitectos dhe struktura është ndërtuar në një hapësirë rreth 35.000 metra katror. Kampusi është i ndërtuar kryesisht nga beton dhe përfshin hapësirat e mësimdhënies, klasat, dhe zyrat e vendosura në katet më të larta.
Ky ishte edicioni i parë që ky konkurs është i hapur për arkitektë nga e gjithë bota dhe çmimi është dhënë për të promovuar arkitekturën civile si dhe fuqizimin e njerëzve drejt inovacionit dhe progresit.