Secondary Adv

Patenta e re e Apple eshte celesi per zhvillimin e roboteve dhe makinave autonome

Share on Google+

Patenta e fundit e Apple përshkruan teknologjinë që mund të jetë çelësi i robotëve dhe makinave autonome.Ajo përshkruan një sistem të aftë për të lundruar nëpër zona të panjohura duke llogaritur distancat dhe format, si edhe të shmangë përplasjet. Ai mund të veprojë në të dy zonat 2D dhe 3D.

Përplasjet e mundshme përcaktohen duke krahasuar skajin e distancës kundrejt rrezes së një fushe veprimi të njohur. Nëse teknologjia dikton se skajet e objektit nuk janë në rrugën e saj, automjeti do të vazhdojë të operojë me të njëjtën lëvizje.

Por nësë parashikohet një përplasje e mundshme, sistemi zgjedh skajin e vektorit më afër pozitës aktuale të automjetit dhe llogarit forcën e nevojshme për të shmangur pengesën. Dhe ai përdor ato që e ka mësuar nga përballjet e mëparshme për ato të reja.


Më të lexuarat