×
Secondary Adv

Avioni i pare supersonik per pasagjere fillon fluturimin ne 2017

Share on Google+

Virgin Group në bashkëpunim me kompaninë e prodhinit të avionëve Boom kanë krijuar prototipin e avionit të parë supersonik për pasagjerë të quajtur “XB-1 Supersonic Demonstrator.”

 

Demonstruesi përdor motorë të bërë nga General Electric, teknologji avioacioni nga Honeyëell, furnizimi me fibër karboni nga Tencate dhe të gjithë komponentët e tjerë të bërë nga Blue Force.

Kompanitë partnere pretendojnë se avioni mund të udhëtojë nga Londra në Nju Jork në vetëm  3,5 orë me një çmim prej 5,000 dollarësh. Kjo do të thotë se XB1 do të jetë rreth 2.6 herë më i shpejt se çdo avion tjetër.

Mike Boyd, CEO i Boyd Group International në lidhje me këtë risi u shpreh: “Udhëtarët janë të uritur për fluturime më të shpejtë dhe linjat ajrore do të jenë të ngazëllyera për një opsion të diferencuar dhe fitimprurës për udhëtarët e tyre premium.” Avioni është projektuar për të pritur rreth 45 deri në 55 pasagjerë.  Fluturimi i parë  i XB-1 është planifikuar të bëhet në 2017. 


Më të lexuarat