Një inxhinier ka ndërtuar motorrin më të vogël në botë, të bërë plotësisht nga letra. Krijuesi i kësaj pjese të makinerive në miniaturë është Aliaskei Zholner, i cili ka dhe një koleksion të motorrëve prej letre që ka ndërtuar gjatë gjashtë viteve të fundit.
Krijimi i tij i fundit është vetëm 18 mm i gjatë, 13 mm i gjerë dhe ka një bosht me diametër rreth 0.5 mm duke e bërë atë paisjen më të vogël të ndërtuar deri tani.
Motorrët me një cilindër të vetëm janë parë shpesh te motoçikletat, skuterat, biçikletat për terrene të vështira dhe është përdorur në shumë mjete portative. Ata janë ndërtuar edhe me metale si çeliku, giza dhe alumini. Por dizajni i Zholner nuk do të përdoret për ndonjë gjë tjetër përveç se një shëmbëlltyre.
Motorri në miniaturë është projektuar me një mekanizëm të vogël në anë, për ti dhënë energji në mënyrë manuale. Ai ka një cilindër dhe një valvul qe punon me ajër nga një tullumbace bashkangjitur tij. Motori ka një piston prej 3 milimetrash. Një motorr letër që punon është mbresëlënëse, por kështu është një urë prej letre që mund të mbajë deri në 2,374kg.