Elon Musk zbulon planet e tij per ndertimin e nje Hyperloop-i edhe ne Mars
CEO i SpaceX Elon Musk, gjithmonë e ka shprehur lirshëm dëshirën e tij për të dërguar njerëzit në Mars.
Madje ai sugjeroi që ne duhet të lëshojmë në Planetin e Kuq bomba bërthamore, për ta bërë atë të banueshëm. Gjatë ceremonisë së çmimeve për Konkursin e Dizajnit të Hyperloop ai foli për mënyrën se si kjo mënyrë e transportit mund të punojë në Mars. Ai madje parashikon edhe ndërtimin e një Hyperloop-i në Mars.
Musk tha: “Në thelb, në planetin Mars ju keni nevojë vetëm për një rrugë. Pse? Për shkak se dendësia e ajrit në Mars është 1% e asaj të Tokës. Kjo do të thotë se ai ofron një rezistencë shumë të ulët pothuajse të papërfillshme të ajrit për të ngadalësuar çdo objekt në lëvizje.”
Ai më tej shtoi se çdo lloj i transportit në Mars do të duhet të jetë elektrik, pasi aty nuk ka oksigjen. Pra aty ju duhet të keni makina apo trena elektrikë me të vërtetë të shpejtë.