Secondary Adv

Ne 2017 fillon ndertimi i kulles me te holle ne Europe

Share on Google+

Kompania holandeze “Powerhouse Company” ka zbuluar planet për ndërtimin e një strukture shumëkatëshe në Roterdam, e cila mund të bëhet edhe ‘kulla më e hollë e Europës.’

 

Ajo quhet ‘Baan Tower’, do të jetë 150 metër e lartë dhe do të ketë një gjurmë vetëm 20 me 20 metra. E dizenjuar për një vend në afërsi të Urës Erasmus, Roterdam, kulla do ketë 145 apartamente të madhësive të ndryshme si edhe dy apartamente ekstra të vendosur në nivelin më të lartë të saj. Në katin e parë do të ketë edhe një bar kafe.

Kompania informoi se në bazë të kullës do të ndërtohet një bazament 5 metër i lartë nga gur travertin (është një formë e gurit gëlqeror i depozituar nga burimet minerale, sidomos burimet e nxehta) me qëllim që ta lidhë me dizajnin e zonës së pas luftës. Ajo do të ndërtohet nga gur me ngjyrë gri të errët dhe kornizat e dritareve do të jenë prej alumini. Pritet që ndritimi i ‘Baan Tower’ të fillojë në vitin 2017.


Më të lexuarat