×
Secondary Adv

SHBA krijon nje sistem te ri per automjetet, i cili do te rrise sigurine ne rruge

Share on Google+

Të gjitha makinat dhe kamionët do të ‘bisedojnë’ me njëri-tjetrin, me semaforët dhe shenjat e tjera të qarkullimit rrugor me anë të valëve, sipas një propozimi të bërë ditën e martë nga Departamenti i Transportit, në SHBA.

 

Zyrtarët thonë se kjo teknologji ka potencialin të reduktojë në mënyrë dramatike vdekjet nga aksidentet dhe të transformojë mënyrën e drejtimit të automjetit.  Komunikimi automjet me automjet ose V2V i lejon makinat të transmetojnë vendndodhjen e tyre, shpejtësinë, drejtimin dhe informacion tjetër dhjetë herë në sekondë.

 

Kjo i lejon makinat të zbulojnë, për shembull, kur një automjet është gati të kalojë në dritë të kuqe, bën një frenim të vështirë ose ndryshon korsi, në kohë për një shofer për të parandaluar një përplasje. Prodhuesit e makinave dhe qeveria kanë punuar së bashku në zhvillimin dhe testimin e teknologjisë për më shumë se një dekadë.

Sipas propozimit të departamentit, sistemet V2V do të jetë e nevojshme të “flasin të njëjtën gjuhë” përmes mesazheve standarte që qeveria ka zhvilluar me industrinë. Propozimi bën thirrje që 50% e automjeteve të reja të jenë të pajisura me këtë teknologji brenda dy viteve dhe 100% e automjeteve për 4 vite.


Më të lexuarat