Projekti 5 milion dollaresh i Kines per ndertimin e nje ure reflektuese
Projekti më i fundit i arkitektit francez Martin Duplantier nuk është për ata që nuk kanë frikë nga lartësitë.
Projekti, i cili do të kushtojë 5 milion dollarë është një urë reflektuese (pasqyruese) për këmbësorë, e cila qëndron ‘pezull’ mbi një terren të thepisur. E ndodhur përgjatë një shtegu në rajonin e famshëm të Kinës, Wulingyuan, ajo është dizenjuar në formën e një disku eliptik.
Ura do të bëhet nga materiale të tilla si çelik i pandryshkshëm, reflektues dhe gurë të zinj që kur lagen bëhen reflektues. Këta gurë të zinj çdo shtatë minuta do të mbulohen nga një mjegull e hollë me anë të një reje të prodhuar artificialisht (bërë nga pipëza uji të vendosura në urë).
Pasi mjegulla është vendosur në urë, gurët e lagur do të reflektojnë gjithçka ndodhet mbi ta. Kjo do të lejojë të ndodhë një iluzion optik, duke bërë që struktura të reflektojë mjedisin dhe të duket sikur zhduket në ajër.