Secondary Adv

Ne 2017 Google do te perdore vetem energjine e rinovueshme

Share on Google+

Ditën e martë, Google njoftoi se të gjitha qendrat e saj të operimit në mbarë botën do të përdorin 100% energji të rinovueshme në vitin 2017.

 

Google synon ta arrijë këtë duke përdorur në shkallë të gjerë infrastrukturën e energjisë diellore dhe të erës. Zëvendës presidenti për infrastrukturën teknike të Google, Urs Hölzle, shkroi në blogun e kompanisë: “Ne filluam blerjen e energjisë së ripërtëritshme për të reduktuar emetimin e karbonit dhe ndryshimet klimatike.”

Kostoja e energjisë së rinovueshme ka zbritur me 80 për qind gjatë gjashtë viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës. Google thotë se kjo është një nga arsyet pse është e lehtë për ta që të kërkojnë një qasje më globale në aplikimin e këtij koncepti. Tashmë, gjigandi i teknologjisë ka instaluar 20 projekte të energjisë së rinovueshme, dy të tretat e të cilëve janë në gjendje pune në SH.B.A.

Google do të jetë kompania më e madhe e teknologjisë, e cila do të përdorë plotësisht energjinë e rinovueshme, por jo e vetmja! Apple gjithashtu ka qënë një blerës i madh i teknologjisë diellore. Kjo kompani madje hapi dhe një degë të quajtur Apple Energy LLC. Në këtë drejtim, edhe Amazon dhe Facebook kanë bërë disa marrëveshje me prodhuesit e energjisë së erës dhe asaj diellore.


Më të lexuarat